Nuhiu: Doracaku për patentë shofer edhe në gjuhën shqipe

Zv.ministri i MPB-së, Agim Nuhiu njofton se është gati versioni zyrtarë shqip i Doracakut për dhënien e provimit për patentë shoferi.

Marketing

“Versioni zyrtarë në shqip do të vendoset në uebfaqen e Ministrisë së Brendshme. Ky version do të jetë për qasje nga ana juaj me dëshirën e mirë të shmangies së lëshimeve teknike dhe gjuhësore”, sqaron zv. ministri Nuhiu.

Ai ka ftuar çdonjërin nga ne të dërgojmë sugjerimet tona për ta publikuar më vonë versionin zyrtar për përdorim nga të gjithë të interesuarit.

Versionin aktual të përgatitur të Doracakut, e gjeni në linkut e më poshtë:

https://freeword.mk/wp-content/uploads/2018/09/dorracak-Final-20.09-PDF1.pdf

Marketing