Nuhiu i nënshkroi aktet për emblema dygjëhësore të policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu publikoi në Fejsbuk se janë nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe.

Marketing

“I kemi nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në gjuhën shqipe. Të policisë së trafikut, policisë kufitare, njësitit të helikopterit për detyrat e policisë, njësitit për detyra speciale”, theksoi Nuhiu.

Agim Nuhiu e udhëheq MPB-në pasi i skadoi mandati ministrit teknik Naqe Qulev pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing