Zëvendësministri për punë të brendshme Agim Nuhiu përmes një video prezantimi publikon të dhënat e MPB për luftën anti-drogë brenda një viti.

Vetëm për një vit, nga periudha qershor 2017 deri në qershor 2018 janë konfiskuar qindra kilogram mjete narkotike si marihuanë, kokainë, hashash, amfetamin etj.
Gjithashtu janë ndërprerë 13 kanale ndërkombëtare për tregti të palejueshme me marihuanë.

Zëvendësministri Nuhiu thotë se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Do godasim pa selektim çdo profil të krimit, thotë Nuhiu.

Pas fitoreve nëpër betejat anti – drogë, punojmë për ta fituar edhe luftën!

Publiée par Agim Nuhiu sur Vendredi 13 juillet 2018