Në nivel shtetërore numri qytetarëve që janë në vet izolim ka mbërritur në 10 414 persona. Prej tyre vetëm 149 e kanë shkelur këtë masë. Dy herë në dit patrulla policore kryejnë kontrolle për të konstatuar nëse po zbatohet apo jo kjo masë parandaluese.

Në nivel republikan 8 objekte hotelerie po shfrytëzohen nga shteti për strehim të 322 personave që duhet të qëndrojnë në izolim të detyruar shtetëror. Në këto objekte ka vazhdimisht punonjës të policisë. Tek të njëjtat tashmë është vendosur një sistem për mënyrën e funksionimit.