Nuhiu: Mbi 30 për qind e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka hedhur poshtë pretendimet e profesores maqedonase Tanja Karakamisheva, e cila në një status në Facebook ka shkruar se shqiptarët në Maqedoni janë 16.7% duke u thirrur në numrin e shtetësive të dhëna.

Marketing

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasysh se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip” shkruan Nuhiu.

Një ditë më parë profesorja maqedonase me bindje anti-shqiptare, ka shkruar se sipas të dhënave të azhurnuara për shtetësitë e lëshuara në Maqedoni ka pak më shumë se 2.4 milion shtetësi, nga të cilat 1,883,612 (72,66%) janë deklaruar si maqedonas, 375,601 (16.7%) – shqiptarë, 2, 66% romë, 3.85% turq, 1.78% serbë, 0.84% boshnjakë, 0.48% vllehët dhe 1.03% të tjerë.

Marketing