Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka vizituar policin që u lëndua në protestat e dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë.

“Në vizitë të punonjësit policor që u lëndua dite më parë nga protestuesit para Parlamentit, i cili sot u lëshua për kurim shtëpiak!

Ministria e Brendshme ashtu siç mbështet punonjësit e saj në zbatimin e autorizimeve ligjore, ashtu mbështetë dhe do të mbështes edhe gjykimin e përgjegjësisë dhe shqiptimin e sanksioneve pa asnjë përjashtim apo diferencim!
Inkurajojmë policinë e shtetit t’i zbatojnë autorizimet ligjore ne çdo rrethane!, ka shkruar në facebook zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.