Nuk deshi të priste, vajza që iu nënshtrua provimit 30 minuta pasi lindi

Një vajzë në Etiopi ka kryer provimet në një shtrat të spitalit vetëm 30 minuta pasi kishte lindur.

Almaz Derese, 21 vjeçare, nga Metu në Etiopinë perëndimore, kishte shpresuar të kryente testet para lindjes së saj, por provimet e shkollës së mesme u shtynë për shkak të muajit të Ramazanit.

Ajo hyri për të lindur të hënën pak para se të fillonte provimi i parë.

Almaz tha se studimi gjatë shtatzënisë nuk ishte problem dhe ajo nuk dëshironte të priste deri në vitin e ardhshëm për të diplomuar.

Ajo kreu të hënën provimin e saj të gjuhës angleze, amkarike dhe matematikore në spital dhe do të përfundojë testimet e mbetura në qendrën e provimeve gjatë dy ditëve të ardhshme.
Almaz tani dëshiron të ndjekë një kurs dyvjeçar për t’u përgatitur për universitet.

Ajo tha se ishte e kënaqur me mënyrën se si shkuan provimet dhe se djali i saj i vogël është mirë.