Nuk do ta besoni se cila aktore e famshme është tek kjo (FOTO)

Aktorja e njohur Nicole Kidman është një ndër aktoret që Hollywood-it do ti lërë shumë filma që shumica prej tyre kanë thyer rekorde shikueshmërie.

Marketing

Por për sa i përket look-ut të aktores ndër vite jemi mësuar ta shohim me flokë të gjatë dhe bjond.

E së fundmi Nicole Kidman nuk njihej në fotot e reja për revistën “Vanity Fair”.

Aktorja e famshme e Hollivudit, dukej e transformuar pasi kishte prerë flokët në fotot që na i zbuloi të martën.

52-vjeçarja dukej sa gjysma e moshës së saj, me flokët e prerë shkurt dhe të ngritura lart.

Aktorja foli për jetesën e saj në Nashville këto 13 vitet e fundit me bashkëshortin Keith Urban, fëmijët dhe për sezonin e ri të “Big Little” .

Nicole tregoi se fëmijëve ua ka ndaluar telefonin dhe aq më tepër rrjetet sociale.

Aktorja e njohur tha se mundohet që të vendosë disa kufinj për dy vajzat e saj 8 dhe 10-vjeçare, të cilat që tani kanë shprehur interes për aktrimin.

ImageImageImage