Nuk do të shpejtohet me hapjen e kopshteve

Lidhur me fillimin me punë të kopshteve do të ruhet plani dinamik që tani më është konfirmuar së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, informoi sot në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

“Tani më fillojnë të hapen edhe regjistrimet për ata fëmijë të cilët nuk janë regjistruar dhe për ata që me të vërtetë nuk kanë ku t’i dërgojnë fëmijët, ndërsa kjo shkon paralelisht me atë proces të kthimit atëherë kur do të vendoset, gjegjësisht atëherë kur do të hapen për të punësuarit. Në këtë situatë, dua të potencoj se nuk d të shpejtojmë me kopshtet”, theksoi Filipçe.

Ai potencoi se absolutisht është e lejuar që prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet të mos shkojnë në punë deri në hapjen e kopshteve.

“Ata kanë të drejtë absolute legjitime të mos shkojnë në punë për shkak të asaj që duhet t’i ruajnë fëmijët, ndërsa çdo kundërvajtje do të duhet të sanksionohet përmes inspektorateve”, potencoi Filipçe.

Marketing