Nuk do të shtrenjtohen biletat e NQP “Shkup”

Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup” nuk do t’i shtrenjtojë biletat për transportin publik, pavarësisht rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.

Marketing

“Informacionet e plasuara në disa media të caktuara se po shtrenjtohen biletat i vlerësojmë si të pabaza dhe paushalle. As nuk kemi kërkuar, e as nuk planifikojmë të kërkojmë korrigjim, gjegjësisht rritje të çmimit për shfrytëzimin e transportit publik”, deklaroi për MIA-n drejtori i NQP “Shkup”, Kristian Çushkov.

Marketing