Nuk do të vaksinohet asnjë fëmijë pa pajtim të prindërit

Në dy ditët e fundit në gjashtë shkolla janë vaksinuar njëqind fëmijë. Në disa shkolla ende kemi rezistencë nga prindërit dhe reagime nga shkollat në lidhje me atë se si duhet të zbatohet vaksinimi.

Marketing

Kemi punuar në atë problem dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, drejtorët e shkollave dhe pushtetin lokal dhe gjetëm zgjidhje, që na mundësoi në shkollat ku nuk ka qenë i lejuar qasja e ekipeve të vaksinave, ndërsa kjo është në SHF “Koço Racin” dhe në SHF “Vllado Taseski” të premten të organizojmë vaksinim në terren për fëmijët e moshës shkollore. Problemin në SHF “Gjorgjija Pulevski” do ta zgjidhim në periudhën e ardhshme.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Shkup, Zllate Mehmedoviq, i cili tha se asnjë fëmijë pa pajtim të prindërit nuk do të vaksinohet. Theksoi se vaksinimi nuk zbatohet për herë të patë dhe për këtë janë qasur drejt mënyrës së këtillë të zgjidhjes së problemit në lidhje me fëmijët e pavaksinuar.

“Kemi dhënë urdhër deri te të gjithë ekipet shpërndarëse, të cilat duhet t’ia japin prindërve që do të jenë të pranishëm në vendngjarje t’i nënshkruajnë se janë dakord t’u vaksinohen fëmijët, ndërsa ata fëmijë që do të jenë pa prindër duhet të sjellin deklaratë me shkrim nga prindi se është dakord që fëmija të vaksinohet”, theksoi Mehmedoviq.

Sipas listave që janë për fëmijë të pavaksinuar në shkolla, theksoi, shifra e përgjithshme është 3.700, ndërsa vetëm në SHF “Koço Racin” ka 98 të cilët janë potencialisht të ekspozuar në rrezik të infektohen nga fruthi, tani që jemi në mes të epidemisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, sqaroi se ende nuk e kanë marrë vendimin nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinim të foshnjave mbi moshën gjashtëmujore.

“Ende japim vaksina konform rregullores për imunizim, që do thotë se nga muaj e lart më saktë nga muaji i 12-të merret vaksina e parë për fruth”, theksoi Mehmedoviq.
Ai tha se gjatë gjithë epidemisë asnjëherë nuk janë vendosur në situatë që të ketë mungesë të vaksinave duke pasur parasysh atë që kishte probleme të caktuara me deklarata të pasakta të vaksinave të caktuara.

Marketing