Nuk e gjeti dashurinë në “Për’puthen”, Eri fotografohet në momente intime me një bjonde seksi

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga edhe pse dy muaj më parë u përjashtua nga programi, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ai është parë në shoqërinë e një vajze bjonde teksa ata shkëmejnë puthje dhe bëhet e ditur se goca në foto është Ina Muriqi, konkurrente tek emisioni i dashurisë në Kosovë, “It’s my Love”.

Ndërkohë dyshja akoma nuk ka reaguar pas publikimit të këtyre imazheve.

Marketing

Kujtojmë se gjithçka nisi si pasojë e një situate mes Erit dhe Dorit, pasi dy djemtë u bënë pjesë e një sherri së bashku.
Gjatë hyrjes së Dorit në emision, Ai u prit jo shumë ngrohtë nga konkurrentët e “Për’puthen”.

Dy djemtë u kapën fillimisht me fjalë dhe jashtë studios situata precipitoi në dhunë fizike, ndërsa pamjet u publikuan në emision.

Për këtë arsye, Bora i komunikoi mbrëmë djemve përjashtimin përfundimtar nga “Për’puthen”, duke ndaluar kategorikisht sjellje të tilla në ekran dhe jo vetëm.

Eri ishte i pezulluar dhe e ndoqi mbrëmë nga shtëpia emisionin, teksa në rrjete sociale komentoi largimin e tij.

Ish-konkurrenti publikoi në story një thumb që s’dihet për kë e kishte, por më pas e fshiu.

“Ikën macja, pogonishten fillon miu.”- shkroi ai në rrjete sociale.

Image

Eri Aga,Ina Muriqi

Marketing