Aktori turk Çaglar Ertugrul është shumë i njohur në vendin tonë falë roleve në serialet “Zonja Fazilet dhe të bijat” apo “A vjen më pas dashuria”.

Aktori është shumë i komentuar për jetën private dhe prej tre vitesh ai ishte në një lidhje me Kayla Manukyan.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ku Kayla puntonte si asistente kostumografie.

Çifti ishin bashkë prej 3 vitesh, por sipas mediave turke nuk e kanë përballuar dot karantinën bashkë. Bëhet e ditur se Çaglar dhe Kayla i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Aktori e ka lënë shtëpinë ku ata jetonin së bashku dhe është kthyer në familjen e tij. Çifti ishin përfolur edhe për një martesë, por Çaglar preferoi të mos i komentonte këto zëra.