Nuk e pranon humbjen, zyrtari i Alternativës kundër Ramës, Metës, Velijat, Thaçit, Veselit, Ramushit dhe Pacollit

Zyrtari i Alternativës,Orhan Murtezani ka kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, presidnetin e e Kosovës, Hashim Thaçin, kryetarin e Tiranës Erion Veliajn, Ministrin e jashtēm Gent Cakajn, Kadri Veselin, Ramush Haredinajn, Bexhet Pacollin dhe shumë emra të njohur që mbrëmë përshëndetën arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re mes BDI-së dhe LSDM-së ku do të ketë edhe kryeministër shqiptar, përcjell TS.

Marketing

“Këta zyrtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës a janë n’tokë të bukës që mashtrimin e Ali Ahmetit mundohen ta shesin si fitore. Mosni, allahile, se na bëtë tokë! Së paku heshtni. Pas këtij mashtrimi e poshtërimi vetëm edhe ofendimi juaj na mungon” ka kritikuar zyrtari i lartë i Altermativës, Murtezani.

Ndryshe përpos kryrministrit, BDI ka marrë edhe kryeparlamentarin, zv kryeministrin për sistem politik, ministrinë e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ekologjinë dhe
Shoqërisë Informative dhe Administratës