‘Nuk festoj pa ty’, Flori Mumajesi ju prek zemrat me videon e tij

Këngëtari i njohur shqiptar, në këtë prag fundviti me siguri që ka shumë arsye të forta për të festuar!

Marketing

I gëzohet suksese të shumta, jetës plot, e një morie gjërash interesante që kanë ndodhur në jetën e tij. E fundit, ishte trofeu që ai “rrëmbeu” në skenën e “Kënga Magjike” këtë edicion me hitin “Plas”!

Sigurisht, në një ditë speciale si kjo e sotmja, kantautori i famshëm nuk mund të rrinte pa bërë urimin e tij, por e ka sjellë atë në një mënyrë shumë të ngrohtë dhe origjinale. “Nuk festoj pa ty” quhet kënga, lajtmotivi i së cilës janë shumë fëmijë të bërë bashkë, mes tyre edhe ata të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, e të cilët bashkarish kanë kënduar, festuar, e ndarë dhurata në këto Krishtlindje dhe prag “Viti Ri”!

 

Marketing