Nuk fitoi dot mandatin e deputetit, Elton Debreshi i kthehet punës në minierat e kromit

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pasi nuk siguroi dot një vend në Kuvend.

Përmes një statusi në Facebook, Debreshi shprehet se puna dhe veprimtaria politike janë të pandara për të gjithë minatorët që u bashkuan në përpjekjen e përbashkët dhe do të vazhdojnë luftën për Statusin e Minatorit.

Postimi i plotë:

Marketing

“Pas disa javësh shkëputje për shkak të fushatës, sot u ktheva në galeri mes shokëve të vuajtjeve dhe durimit. Puna dhe veprimtaria politike tashme janë të pandashme jo vetëm për mua, por për të gjithë minatorët që u bashkuan në Përpjekjen e Përbashkët. Të gjithë bashkë do ta vazhdojmë luftën për Statusin e Minatorit dhe të drejtat tona. Në emër të shokëve, u bëj thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

E ardhmja është jona!”