Nuk gabon Liverpooli, rrëmben kreun n’Premierligë

Vazhdon lufta për titull në Angli.
Në xhiron e 35 në Premierligë, Liverpooli ka marrë pikët e plota në udhëtim te Cardiff City, për të rrëmbyer kreun, raporton Gazeta Express.

Marketing

“Redsat” triumfuan 2-0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 57’ dhe James Milner nga penalltia në minutën e 81’.

Pas këtij triumfi, Liverpooli ka rrëmbyer kreun me 88 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Manchester City. Por, skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

As në këtë ndeshje nuk kishte minuta për shqiptarin, Xherdan Shaqiri, I cili qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.
Java e ardhshme do të jetë shumë interesante në Angli për faktin se më në fund, Manchester City do të zhvillojë ndeshjen e mbetur, atë kundër Manchester Unitedit në “Old Trafford” të mërkurën dhe aty ekipi i Guardiolës mund të marrë kreun përfundimisht dhe të luftojë deri në fund për titull.