Nuk gjen qetësi toka në Kroaci, 66 tërmete për 58 orë

Vijojnë lëkundjet e tokës në Kroaci.

Marketing

Pas tërmetit të djeshëm, 6.4 ballë, që deri tani kanë lënë pas 7 viktima, shteti dalmat në 58 orët e fundit është tronditur nga 66 tërmete, me magnituda të ndryshme.

Në 58 orët e fundit, 66 tërmete u ndjenë në Kroaci, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas Index, vetëm tërmetet që janë ndjerë janë përfshirë në këtë bilanc.

Tërmeti i fundit, sipas EMSC ishte 23 kilometra në jug të Zagrebit, me një fuqi 1.9 ballë sipas shkallës Rihter, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Marketing