Nuk i eci mirë tek Wolves, ish ylli i Milan, Cutrone, afër rikthimit në Serie A

Ish ylli i Milan, që tani i takon skuadrës së Wolverhampton Wanderers, Patrick Cutrone, mund të kthehet në Serie A.

Marketing

Cutrone u la jashtë skuadrës për ndeshjen e mbrëmshe të FA Cup, të cilën Wolves e luajtën kundër Manchester United, duke bërë kështu që zërat të rriten për një largim të mundshëm të lojtarit.

Italiani nuk ka gjetur minutat e tij që nga transferimi në Premierligë gjatë verës së kaluar, dhe tashmë është drejt rikthimit në Serie A.

Mediet italianë bëjnë të ditur se Cutrone është shumë afër që t’i bashkohet skuadrës së Fiorentinës.

Për një transferim të mundshëm të lojtarit tek Viola ka folur edhe trajneri i Wolves, i cili është përgjigjur shkurt: “Le të presim e të shohim. Gjithçka është në rregull.”

Cutrone kalonte tek Wolverhampton, nga Milan, për shumën e 20 milionë eurove.

Marketing