“Nuk jeni vetëm”, VIP-at hapin dyert e shtëpive të tyre për banorët e Shqipërisë

Mobilizimi i shqiptarëve në rastin e tragjedisë që i ndodhi shqipërisë, është shembull për t’u marrë nga e mbarë bota, shkruan lajmi.net.

Marketing

Tërmeti prej 6.4 shkallë të rihterit ka goditur Shqipërinë ditën e djeshme, duke marrë jetën e shumë banorëve, shumë të tjerë mbetën të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Një numër i madh i qytetarëve kanë fjetur në qiell të hapur, ndërsa nga Kosova dhe Shqipëria janë mobilizuar për t’i strehuar të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Shumë prej të famshmëve tanë, përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ofrojnë strehim për qytetarët nga Shqipëria.

Këta janë të famshmit që kanë hapur dyert për bashkëkombasit e Shqipërisë”:

Ledri Vula

Reperi Ledri Vula, njoftoi përmes një postimi se “Vula residences” ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për të pastrehët e Durrësit dhe Thumanit.

Me mesazhin “Nuk jeni vetëm”, ai ka njoftuar se mund të strehojnë 10 persona të rritur dhe 3-4 fëmijë, si dhe la numrin për kontakt.

View this post on Instagram

Nuk jeni vetëm

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Capital T

Edhe reperi Capital T, me një video, njoftoi publikun se ofron strehim për një numër të caktuar të banorëve.

“Jemi thellësisht të prekur prej fatkeqësisë që ka ndodhur në Shqipëri, Ju bëj apel të gjithë miqve të mi, miqve të afërt dhe atyre që kanë nevojë, me një numër të caktuar/ të limituar. Jeni të mirseardhur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e hjekura, për strehim dhe të gjitha nevojat tjerat që ju nevojiten. Jemi me ju dhe do ju përkrahim deri në momentin e fundit”, janë fjalët e reperit.

Ai la edhe numrin për kontakt”KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne 🤲🏻😔”.

https://www.instagram.com/p/B5VhxeqBiAF/?utm_source=ig_embed

Genc Prelvukaj

Edhe Genc Prelvukaj ka treguar anën e tij humane, duke hapur dyert e shtëpisë në Martinaj të Plavës për të pastrehët nga tërmeti.

“Ju njerez te mire ne Shqiperi.
Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje.
Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme.
Me shkruani mesazh direkt nese keni dike qe mund ti ndihmojme”, ka shkruar Genci.

Për ndryshe, jashtëzakonisht i madh është edhe numri i qytetarëve që janë shprehur të gatshëm t’iu ofrojnë strehim qytetarëve të Shqipërisë, që po përballen me këtë gjendje të rëndë nga tërmeti.

Po ashtu, një kontribut të madh kanë dhënë artistët siç janë Rozana Radi dhe Aurela Gaçe, por edhe shumë të tjerë, duke publikuar kontaktet e vullnetmirëve në rrjete sociale, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve

Marketing