Nuk ka epilog drejtësie për raportet e revizionit

Gjatë këtyre dy viteve vetëm dy funksionarë kanë përfunduar në gjyq si rezultat i keqpërdorimeve nga të gjetura nga revizioni shtetëror. Nga të dyshuarit tjerë prej 28 që janë dërguar në Prokurorinë publike ende po zhvillohen hetime.

Marketing

Hetimet e gjata po bëhen me vite, ndërkohë që një rast i ngjajshëm është edhe me Fondin filmik në të cilin revizioni ka dyshime për keqpërdorim në vitin 2012 por lënda ka arritur në prokurori në vitin 2016 por që hetohen ende.

Nga prokuroria thonë se procedurat shkojnë gjatë pasiqë kerkohen të dhëna shtesë nga institucionet e ndoshta duhet të bëhen edhe ndryshime ligjore me të cilat revizioni do të dërgojë dëshmi për rastet e dyshuara.

“Për rastin konkret me Fondin e filmit prokuroria duke procesuar rasin ka sjellë vendim deri në MPB që me qëllim të vërtetohen dyshimet e raportit, nga e MPB njësia për krim ekonomik kanë sjellë vendim për konfiskimin e dokumentacionit të nevojshëm”.

Në gjykatë kanë përfunduar Marjan Risteski ish kreu i komunës së Prilepit dhe ish drejtori i Shtëpisë së pleqëve Kiro Krstevski Platnik për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria publike ende po heton raportet e revizionit për mundësitë e keqpërdorimit nga Ministria e pushtetit local nga IPA fondet, puna në MEPSO, pagat dhe honoraret e Ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim etj.

Marketing