Nuk ka fitues në derbin e Londrës

Tottenhami dhe Arsenali kanë ndarë pikët në ndeshjen që u zhvillua në “Wembley”

Marketing

Derbi i Londrës mes Tottenhamit dhe Arsenalit ka përfunduar pa fitues, ani pse mysafirët kishin një mundësi të artë në fund të takimit për të shënuar golin e tri pikëve, por dështoi nga penalltia, Aubameyang.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Aaron Ramsey,që shënoi për 1-0 në minutën e 16’.
Tottenhami barazoi gjithçka nga penalltia me Harry Kane në minutën e 74’.

Në fund, Aubameyang kishte mundësi të shënojë golin e tri pikëve, por dështoi nga pika e bardhë, duke mbetur kështu rezultati 1-1.

Pas këtij barazimi, Arsenali, që gjendet në pozitën e katërt me 57 pikë, mund të bie në atë të pestë, nëse Unitedi fiton në ndeshjen e sotme, kurse Tottenhami është në pozitën e tretë me 61 pikë.