Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet në Bullgari, kryeson Slavi Trifunov

Zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë dështuan të japin një fitues të qartë këtë të diel, treguan rezultatet.

Marketing

Partia e re “Ka një popull të tillë” kryeson para partisë së qendrës së djathtë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov.

Zgjedhjet e dyta të Bullgarisë që nga prilli pasqyrojnë ndarjet e thella në shtetin anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian mbi trashëgiminë e sundimit prej një dekade të Borisovit.

Shumë u janë drejtuar partisë së re, me shpresën se do të veprohet kundër korrupsionit të shpërndarë duke fajësuar Borisovin, 62 vjeç se mbylli një sy dhe se mbështesi oligarkët e fuqishëm

Por GERB vazhdon të përfitojë nga mbështetja e publikut për përpjekjet e saj për të modernizuar infrastrukturën e rrënuar dhe rrjetin rrugor dhe për të rritur pagat e sektorit publik.

Një sondazh nga Gallup International tregoi se “Ka një popull të tillë”, në krye me shoumeni Slavi Trifonov, kryeson me 23.2%, para GERB që ishin me 23%.

Alpha Research vendosi gjithashtu “Ka një popull të tillë” para me 24% dhe GERB me 23.5%, shkruan “Reuters”,

Edhe nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë GERB si partinë më të madhe, shanset e saj për të krijuar një koalicion qeverisës janë të vogla, thonë vëzhguesit politikë./TV21