Nuk ka fund tallja me Neymar, krijohet alfabeti sipas simulimeve të tij

Nëse në të gjithë globin, Neymar ka qenë qendra e shumë kritikave, si rezultat i ekzagjerimeve të tij në rënie (simulime) gjatë Kupës së Botës në Rusi, njerëz të tjerë janë “frymëzuar” prej tij.

Braziliani ka paguar shumë për punën e tij të dobët në momente të rëndësishme të Brazilit në turneun e kësaj vere dhe rrjetet sociale nuk janë kursyer.

Imazhi i fundit për të “portretizuar” yllin brazilian të PSG-së është ai, në të cilin alfabeti është treguar sipas disa prej pozicioneve të Neymar, pas marrjes së një faulli.