Nuk ka koronavirus në Maqedoni të Veriut

Pas aterrimit në aeroportin e Shkupit, të gjithë pasagjerët nga Stambolli dhe Dubai kaluan përmes kamerave termale. Ky ishte kontrolli i parë i nisur prej dje, që verifikon nëse pasagjeri ka temperaturë të rritur dhe simptoma të koronavirusit.

Marketing

“Nga sot për fluturimet nga Stambolli dhe Dubai që kanë lidhje me Kinë, pasagjerët do të skenohen me kamera termale”, deklaroi mnistri Venko Filipçe. Sipas tij, aeroporti është siguruar në nivel më të lartë, sipas standardeve për detektim të shpejt, si dhe izolim të pacientëve me simptoma të virusit.

Ministri shtoi se do të aktivizohet edhe linje të veçantë telefonike. “Prej nesër do të publikojmë linje telefonike ku do të munden të paraqiten për udhëzimet e mëtutjeshme në sistemin tonë shëndetësor, që të mos shkojnë te mjekët amë dhe ambulancat me qëllim që të mos përhapet virusi në qoftë se i njëjti ekziston. Të gjithë pacientët tjerë që kanë simptoma të gripit do të përfshihen me procesin e rregullt, te mjeku amë dhe në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse”, shtoi Filipçe.

Virusi ka simptoma të ngjashme me ato të gripit, por nuk dihet se si përhapet. “Nuk ka qëndrim zyrtar nga Organizata botërore shëndetësore e cila tregon se virusi përhapet përmes sistemit të frymëmarrjes. 25% prej rasteve të detektuar janë përmes sistemit të frymëmarrjes. Ne i dëgjuam deklaratat e ministrisë së shëndetësisë së Kinës, se ka pasur treg joligjor ku shiten kafshë shtëpiakë dhe të egër, se të infektuarit kanë ngrënë gjarpërinj dhe lakuriq, përkatësisht, njerëzit janë infektuar nga kafshët”, tha epidemiologu, Zharko Karaxhovski. Javën e kaluar ka pasur mbi 1000 raste të të infektuarve me grip, por nga Ministria e shëndetësisë nuk presin që gripi të përhapet në formë më të gjerë me komplikime të tjera dhe simptoma.

Në Ministrinë e shëndetësisë ka vetëm 4 reagensë për analiza të të gjitha llojeve të koronavirusit, por pritet që javën tjetër të arrijë e gjithë paleta reagensësh. Vaksina për këtë virus nuk ekziston, ndërsa nga OBSH-ja thanë se janë duke bërë hulumtime dhe se brenda një viti do ta prodhojnë këtë vaksinë. Tani për tani, mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus i cili në Kinë morri mbi 60 persona, janë masat parandaluese./21Media

Marketing