Nuk ka më dyshime, Capital T dhe Adrola Dushi janë bashkë

Prej disa muajsh është përfolur se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë në një lidhje, por dyshja e ka mohuar të jetë e vërtetë.

Marketing

Ata u shfaqën duke kaluar pushimet bashkë në Turqi dhe po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe së fundmi.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ndodhej në ishujt Maldive për pushime. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”.

Ajo që bëri ndjekësit të dyshojnë edhe më shumë është foto e Adrolës që ka publikar më pas e sigurisht nuk kanë munguar as ngacmimet nga fansat që shkruajnë:

“Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

“Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Në këtë mënyrë janë krijuar edhe më shumë dyshimet se Capitali është me Adrolën, por ata nuk kanë konfirmuar ende asgjë dhe gjithçka mbetet për t’u vërtetuar me kalimin e kohës.

Marketing