Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut

Në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjatë. Sipas njoftimit të Lidhjes së Auto – Moto të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Bogorodicë me Greqinë ka pritje, por edhe ato janë nga 15 deri në 30 minuta. Në Tabanoc në kufirin me Serbinë nuk ka pritje të gjata gjatë orëve të paraditës.

Marketing

LAMM bën të ditur se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane mëngjesin e sotëm është rritur. Megjithatë ditëve të fundit ka rënë fluksi i madh i makinave në vendbanimet urbane, pasi që ishte bërë nga qëndrimi i mërgimtarëve për pushime në vendlindje.