Nuk ka rëndësi emri i kryeministrit, por ideja

Naser Ziberi është mbipartiak. Fakti që ai ka qenë i lirë të kritikojë secilin pushtet , tregon se ai nuk ka mbajtur anën e askujt.
Që maqedonasit ta shprehin mllefin ndaj tij kjo pritet, por partitë shqiptare nuk duhet të shënjestrojnë emrin e tij për propaganda të ulëta politike.

Marketing

Nëse Naser Ziberi është një politikan i vjetër në Maqedoninë e Veriut, po aq të vjetër në politikë janë edhe Menduh Thaci, Ali Ahmeti, dhe Zijadin Sela.Kanë kaluar edhe ata decenie në politikë dhe ky shënjestrim ndaj figurës për kryeministër nuk mban përcjelë TetovaSot.
Mos u merrni me emrin e kryeministrit por me idenë e madhe që ka ky funksion që po bën bashkë maqedonasit që duan të arrijnë dy gjëra.E para ta heqin topin te shqiptarët në luftën e ashpër për pushtet dhe e dyta për tu bërë një zë i vetëm maqedonas që mos arrihen qëllimet e mëdha shqiptare .Ka plot vend për politikën shqiptare.Ka plot kohë në veprimin e tyre politikë të vazhdojnë rrugëtimin por shqiptarët nuk kanë më kohë që për teket e politikës ata të vazhdojnë të trajtohen ndryshe në shtetin që i dhanë cdo gjë dhe nuk morrën atë që u takon.

Marketing