Nuk ka rritje të rrogave 25% për mësimdhënësit, Sindikata ka një paralajmërim?!

Nuk ka asnjë marrëveshjes mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) gjatë takimit të fundjavës së kaluar të zhvilluar për rritjen e rrogave për punonjësit e arsimit. Sindikata ka kërkuar rritjen e rrogave për 25 %, ose në të kundërtën në tetor do të ketë grevë të përgjithshme. Por, Ministria e Arsimit thotë se aktualisht nuk ka kushte dhe se në të ardhmen do të ndodhë rritja e rrogës. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski thotë se takimi ka rezultuar pa sukses dhe se nuk përjashtohen protestat. Ai tha se në fillim të tetorit do të merret vendim për hapat e mëtejshëm. Ministria e Arsimit tha se rritje të pagave nuk mund të ketë pa shqyrtimin e të gjithë parametrave dhe të dhënave konkrete.

Marketing

Ministri Arbër Ademi më parë ka thënë se me rritjen e pagave këtë shtator për 5%, arsimtarët në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, do të kenë pagë 10% më të lartë. Në fillim të vitit shkollor, me thirrjen e SASHK u organizua grevë paralajmëruese njëditëshe gati në të gjitha shkollat e vendit me kërkesat për rritjen e rrogave.

Marketing