Kryeministri Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, gjë që e bën të qartë se dalje nga kriza e pas referendumit do të kërkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, citon Plusinfo nga një funksionar i lartë i qeverisë.

Sipas tij, Zaev dhe LSDM nuk kanë për qëllim të bindin Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese.

“Nuk kemi qëllim për takim midis Zaevit dhe Mickoskit. Bëhemi gati për zgjedhje për shkak se duket që nuk do të bëhet asgjë në Kuvend”, ka thënë funksionari qeveritar për Plusinfo.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE pas referendumit thanë se Marrëveshja e Prespës është e vdekur.

Artikulli paraprakLika: Shqiptarët me votat e tyre treguan orientimin pro NATO dhe BE
Artikulli tjetërPako të dyshimta drejt Pentagonit