Nuk ka të ndalur Muça dhe Shilegovi (video/foto)

Drejtori i NP “Parqet dhe gjelbërime” Ardijan Muça dhe kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov vizituan punimet për gjelbërim në bul. Goce Delçev.

Marketing

Deri më tani me gjelbërimin vjeshtor të Shkupit dhe rregullimin e sipërfaqeve të reja gjelbëruese kanë mbjell mbi 15.000 fidanë me cilësi të lartë në të gjitha komunat e Shkupit.

Nga NP Parqet dhe gjelbërime theksuan se në pajtim me standardet e reja të cilësisë, vazhduan me mbjelljen e fidanëve të rinj cilësorë me lartësi mesatare prej rreth 5,5 metra të cilat menjëherë do të përfshihen në ekosistemin e qytetit, që është e nevojshme për pastrimin e ajrit.

“Me drunjtë me cilësi të lartë gjetherënëse dhe gjethembajtëse, janë zbukuruar bulevardet dhe rrugët e qytetit ‘8 Shtatori’, ‘H.T. Karposh’, ‘Bosnje e Hercegovina’, ‘ASNOM’, ‘Nikolla Karev’, ‘Ilinden’, ‘Brigada e Dytë Maqedonase’, ‘Brigada e Tretë Maqedonase’, ‘Goce Dellçev’, ’11 Tetori’, Unaza në Çair etj”

Është e rëndësishme, sipas tyre, të theksohet se linja të reja druri me cilësi janë mbjellë në parqet e reja në Miçurin dhe Kisela Voda, hapësira që kanë qenë deponi ilegale për dekada me radhë.