Nuk kishte kush t’i lëshojë “bombat”, seanca për “Total” shtyhet për më 29 shtator, gjykatësi uroi pushime të këndshme

Gjykatësi Gjoko Ristov anuloi seancën e sotme për lëndën “Total” të PSP-së ku i akuzuar është Dragan Pavlloviq – Llatas përshkak se në gjykatë, përshkak pushimeve, kishte ngelur vetëm një informator i cili duheshte të lëshojë “bombat” për rastin, por edhe ai paska qenë i zënë me një lëndë për paraburgim tek gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Marketing

Në seancën e sotm duheshte të lëshohen bomba të cilat do të shfrytëzohen si dëshmi në këtë lëndë.

Seanca e radhës është shtyrë për më 29 shtator, ndërsa gjykatësi u uroi pushime të këndshme të pranishmëve në seancë. Ristov është gjykatësi i katërt që po udhëheqë këtë lëndë.

Në “Total” i akuzuar është Dragan Pavlloviq për shmangje tatimi në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik “Total Marketin” Dooel, “Total” media center dhe “Mediamaks”, dhe 63.032 euro si person fizik.

Marketing