“Nuk mendoja kurrë…”, rrëfehet gruaja që u përdhunua nga shoku i të birit

Një grua ka përjetuar momente të tmerrshme, ndërsa u përdhunua nga shoku i ngushtë i të birit.

Marketing

Carlyn Thompson e kishte njohur Gregory Houslin që kur ishte 14-vjeç, duke menduar për të si një djalë adoleshent të sjellshëm.

Sipas “The sun”, i riu i kishte shkuar gruas në shtëpi një natë dhe ajo i kishte ofruar një çaj, por orët po kalonin dhe ai nuk po largohej. Në momentin që gruaja i kishte kërkuar të largohej, ai kishte filluar të sillej në mënyrë agresive.

“Unë e kam njohur atë që kur ishte i vogël dhe kurrë nuk kam menduar se mund të ndodhte diçka e tillë. Atë natë ne folëm për disa orë, por ai nuk po largohej. Unë hapa derën dhe i thash të ikte, por ai tha se nuk kishte ndërmend të shkonte asgjëkund. Më kapi nga krahët dhe më hodhi në divan. Fillova të bërtisja me shpresën se të paktën komshiu do të më dëgjonte, por nuk erdhi askush. Më pas u ngrita shkova të merrja telefonin të kërkoja ndihmë dhe ai vetëm më buzëqeshte. Më pas erdhi policia dhe e arrestoi”, tha ajo.

Marketing