Nuk mund të qëndroni 6 muaj në Gjermani, nëse nuk keni kontratë apo leje pune

Nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, kështu thuhet në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga ambasada gjermane në Shkup, pas informacioneve të liferuara ditëve të fundit lidhur me procedurat e marrjes së vizave të punës për në Gjermani.

Marketing

“Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta. Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thonë nga ambasada gjermane në Shkup.

Përndryshe, në opinion u plasuan informacione se nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundë që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë.

Lidhur me kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizave për punësim në Gjermani, mund të informoheni në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë në

Shkup: https://skopje.diplo.de/mk-mk/service/visa-einreise

Marketing