Nuk ndalen protestat në SHBA, Minneapolis në gjendje emergjence

Garda Kombëtare e SHBA-së është vendosur në Minneapolis pas përleshjeve të dhunshme pas vdekjes së një personi me ngjyrë të paarmatosur në momentin që po arrestohej. George Floyd, 46 vjeç, humbi jetën të hënën. Pamjet filmike treguan një polic që i kishte vendosur gjyrin në grykë teksa ai kërkonte të mbushej me frymë.

Marketing

Nata e tretë e protestave të enjten e la komisartiatin e policisë në Minneapolis, ku vdiq Floyd, të përfshirë në flakë.

Presidenti Donald Trump tha se “banditët” po çnderonin kujtimin e Floyd.

Protestuesit gjithashtu kanë dalë në rrugë në Chicikago, Los Angeles dhe Memfis.

Familja e Floyd ka kërkuar që katër oficerët e policisë të implikuar në vdekjen e tij të akuzohen për vrasje. Por prokurorët kanë thënë se ata janë ende duke mbledhur prova.

Ditët e fundit kanë parë ndërtesa të shumta të djegura ose të plaçkitura. Të enjten, oficerët e policisë qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome në përpjekje për të shpërndarë një turmën. Por kordoni rreth stacionit të policisë u thye nga protestuesit, të cilët i vunë zjarrin asaj dhe dy ndërtesave të tjera aty pranë, ndërsa oficerët u tërhoqën.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz aktivizoi trupat e Gardës Kombëtare të shtetit me kërkesë të kryetarëve të Minneapolis dhe qytetit fqinj St Paul, duke e deklaruar situatën një “emergjencë paqeje”. Ai tha se plaçkitja, vandalizmi dhe zjarrvënia e natës të së mërkurës kishte sjellë dëme në shumë biznese.

“Vdekja e George Floyd duhet të çojë në drejtësi dhe ndryshim sistemik, jo më shumë vdekje dhe shkatërrim,” tha ai në një deklaratë, duke u bërë thirrje të gjitha protestave të qëndrojnë paqësore.

Presidenti Donald Trump fajësoi dhunën e së enjtes për një “mungesë udhëheqjeje” në Minneapolis dhe paralajmëroi se ai do të dërgonte në Gardën Kombëtare dhe “të bënte punën e duhur” nëse kryebashkiaku Jacob Frey dështonte ta vinte qytetin nën kontroll. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë tha më herët se zoti Trump “ishte shumë i mërzitur” kur pa pamjet e vdekjes së Z. Floyd, duke shtuar: “Ai dëshiron që të vihet drejtësi”.

Kryebashkiaku Frey bëri thirrje të mërkurën për kallëzime penale kundër policit i cili u filmua duke mbytur 46-vjeçarin, George Floyd. Ai dhe tre oficerët e tjerë të përfshirë në arrest tashmë janë larguar nga puna.

Marketing