Nuk ndihmuan burrin në karrige me rrota, shoferi i autobusit iu pasagjerëve bën atë që s’ua pret mendja

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Paris. Një shofer autobusi pasi arriti në ndalesën e rradhës, detyroi të gjithë pasagjerët të zbrisnin, për një arsye mjaft humanitare dhe ndëshkuese në të njëjtën kohë.

Marketing

Siç raporton huffingtonpost, asnjëri nga pasagjerët nuk ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar një të paralizuar në karrike me rrota, i cili po priste autobusin, ndaj edhe shoferi i detyroi të gjithë të zbrisnin. Ngjarja u bë mjaft virale sapo u nda në rrjetin social të “Twitter” nga një shoqatë që garanton të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Pasi asnjë nuk ndihmoi burrin në karrike me rrota të hipte mbi autobus, shoferi u revoltua dhe kërkoi nga pasagjerët të braktisnin autobusin. “Zbrisni të gjithë”, u tha ai. Më pas duke iu drejtuar burrit në karrocë, tha : Ai po që mund të ngjitet, të gjithë të tjerët të qëndrojnë pas”, shkruhet në postimin në Twitter.

Protagonisti i historisë, burri në karrige me rrota menjëherë pas raportimit u kontaktua nga Huffpost France, duke konfirmuar edhe ngjarjen.

“Po prisja autobusin me vëllain tim, dhe kur erdhi asnjë nuk më ndihmoi të ngjitesha, pavarëisht se autobusi ishte i specializuar për personat me aftësi të kufizuar”, rrëfen burri.

Sipas asaj që tregon ai shoferi iu afrua atij dhe vëllait të tij duke i thënë: Të gjithë një ditë mund të keni nevojë për një karrige me rrota, dhe mënjeherë na hipi brenda, duke i zbritur të gjithë të tjerët nga autobusi”, tregon më tej ai.