Nuk njohin ulje shifrat e COVID në Itali, tjetër rekord rastesh të reja

Italia regjistroi rekord infeksionesh të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Sipas tyre, nga 215 mijë tamponë të kryerë në ditën e fundit, 31, 758 prej tyre rezultuan të prekur me koronavirus, ose e thënë ndryshe 14,7% e testimeve.

Ky është numri më i lartë ditor që nga fillimi i krizës shëndetësore.

Në rritje kanë qenë edhe viktimat, 297, krahasuar me 199 të një dite më parë.

Aktualisht në terapitë intensive po marrin ndihmë 1843 pacientë, ndërsa në reparte e tjera ndodhen dhe 972 të shtruar. Rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia.

Marketing