Nuk po u besojnë syve, mediat serbe Kosovës i referohen ndryshe

Derisa Kosova po e befason arenën ndërkombëtare me rezultate të shkëlqyeshme, duke i kaluar 14 ndeshje pa humbje – me 8 fitore e 6 barazime – mediat në serbi sikur nuk po u besojnë syve.

Marketing

“Kuriri” serb, Kosovës i referohet ndryshe. “Futbollistët nga Prishtina tronditën bullgarët në minutën e 93-të”, shkruan “Kurir”.

Image

Kjo gazetë nga Beogradi në raportin përmbledhës të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020” fitores së Kosovës i ka kushtuar vëmendje në titull, por e thekson si “futbollistët nga Prishtina”, transmeton Gazeta Express.

Serbia ka fituar 4:1 kundër Lituanisë në Beograd.

Marketing