Nuk tregoi se ishte me COVID-19 gjatë operacionit plastik, pacienti infekton 3 mjekët

Një pacient në Aosta, Itali mund të dënohet me 12 vite burg pasi fshehu faktin se ishte i infektuar me koronavirus duke infektuar kështu dhe 3 mjekë.

Marketing

Ai do t’i nënshtrohej një ndërhyrjerje kirurgjikale në hundë gjatë javës së kaluar, por nuk i ka informuar mjekët se ishte i infektuar.

Ishte pikërisht një infermiere e cila arriti ta dallojë atë pasi pacienti pësoi një rritje temperature.

Pasi i kryen testet, ai rezultoi pozitiv, ku më pas u dërgua në në shtëpi në izolim.

Kryekirurgu, infermierja dhe një anestologjist u diagnostikuan me COVID-19 të cilët ishin infektuar prej pacientit.

Ai kishte punuar përpara pak javëve në një resort turistik në Aosta ku ka pasur kontakte me shumë persona nga Lombardia.

Sipas mediave italiane, ai nuk i kishte raportuar simptomat pasi nuk donte që ndërhyrja e tij kirurgjikale të shtyhej. Me këtë vendim ai vuri në rrezik jetën e të gjithë stafit mjekësor.

Marketing