Nuk tregoi se ishte me koronavirus para operacionit në hundë, pacienti infekton tre mjekët, detajet e ngjarjes në Itali

Një pacient në Aosta, Itali mund të dënohet me 12 vite burg pasi fshehu faktin se ishte i infektuar me koronavirus duke infektuar kështu dhe tre mjekë.

Marketing

Ai do t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në hundë gjatë javës së kaluar, por nuk i ka informuar mjekët se ishte i infektuar.

Ishte pikërisht një infermiere e cila arriti ta dallojë atë pasi pacienti pësoi një rritje temperature.

Pasi i kryen testet, ai rezultoi pozitiv, ku më pas u dërgua në shtëpi në izolim.

Kryekirurgu, infermierja dhe një anesteziolog u diagnostikuan me COVID-19 të cilët ishin infektuar prej pacientit.

Ai kishte punuar përpara pak javëve në një resort turistik në Aosta ku ka pasur kontakte me shumë persona nga Lombardia.

Sipas mediave italiane, ai nuk i kishte raportuar simptomat pasi nuk donte që ndërhyrja e tij kirurgjikale të shtyhej. Me këtë vendim ai vuri në rrezik jetën e të gjithë stafit mjekësor.

Marketing