Nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, presidenti Pendarovski tërheq ushtrinë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka tërhequr pjestarët e armatës që ishin angazhuar në terren për të luftuar krizën me emigrantët.
Kjo, siç sqarojnë nga Kabineti i presidentit, vjen pasi dje Kuvendi nuk e ka miratuar Ligjin për vazhdim të gjendjes së krizës.
“Duke e pasur parasysh, se gjendja e krizës e shpallur në kufirin jugor dhe verior, që lidhet me krizën e emigrantëve, përfundoi mbrëmë në mesnatë, kurse Kuvendi nuk ka sjellë vendim për vazhdimin e ssaj, përfundoi të vlejë baza juridike për angazhim të deritanishëm të Armatës në sigurimin e kufijve të shtetit”,thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit.
Në kumtesën e presidencës poashtu thuhet se armata do të vazhdojë të jetë e angazhuar për gjendjen e krizës së shpallur për pandeminë e Covid-19.

Marketing
Marketing