Nuk votuan Ligjet për pakot ekonomike, Snopçe me arrsyetim skandaloz

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i ftuar në “Rruga drejt…” derisa komentoi zhvillimet e fundit në Kuvend, gjegjësisht paraqitjen e deputetëve me skafandër deklaroi se ky ishte një teatër në regji të kreut të kuvendit, për të defokusuar opinion nga shtyrja e ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Marketing

Ajo që ndodhi sot një javë ishte një teatër, një spektakël që të defokusoj prej realitetit dhe prej temave të nxehta të realitetit aktual. Kur e them defokusim, kam gjithnjë parasysh se këtë e bëri kryeparlamentari z. Xhaferi i cili dëshironte të mbuloj atë “rezillëkun” që ndodhi me shtyrjen e Ligjit për regjistrim. Kështu që ne e dimë se si kryeparlamentari në një emision publik i binte tavolinës duke siguruar se regjistrimi nuk mund të shtyhet, ku jepte argumente se regjistrimi nuk ka gjasa të shtyhet, edhe prej eksponentëve të tjerë të BDI-së si zëvendëskryeministri Grubi kishte deklarata të tilla. E nga ana tjetër del partia e BDI-së të nesërmen me një deklaratë, me një kumtesë, se shtyrja është e duhur dhe e drejtë për shqiptarët. Pra duhej të lëpinë atë pështymën e vet që e thanë paraprakisht. E tani duhej një spektakël, një teatër i këtij lloji që të demaskohet ajo, që popullata të mos flet për temën e nxehtë që është shtyrja e regjistrimit, por të flet për skafandër, për sjelljen e ligjit në mënyrë spektakulare, pra kjo ishte tendenca dhe ky ishte qëllimi”, deklaroi Halil Snopçe, ASH.

Marketing