Mbi qiellin e Maqedonisë mbrëmë janë regjistruar 1.007 fluturime, që për herë të dytë këtë vit e kaloj numrin e fluturimeve, thonë për M-HAB për AIM.

Një nga drejtorët e M-HAB, Nikollçe Taseski për AIM tha se dje janë realizuar 943 fluturime dhe 64 operacione në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

“Në pjesën e parë të vitit 2018 vazhdoi trendi i rritjes së vazhdueshme të komunikacionit, i cili filloi në vitin 2017 kur u regjistrua rritje e mbi 20% e komunikacionit të përgjithshëm”, thotë Taseski.

Në gjashtë muajt e para të vitit 2018 M-HAB ka realizuar 82.619 operacione kundrejt 73.074 operacioneve të vitit 2017, që është rritje prej 13.6%.

“Në raport me flurimet dhe aterrimet vërejmë rritje prej 15.9%, 8.868 operacione në vitin 2017, kundrejt 7.651 operacioneve në vitin 2017”, tha Tesevski.

Muaji me rritje më të madhe të komunikacionit të përgjithshëm është muaji maj – me komunikacion total prej 19.594 në vitin 2018, kundrejt 16.768 operacioneve të vitit 2017, që në total është rritje prej 16.9%.

Trendi i rritjes së komunikacioni vazhdon edhe gjatë muajve të verës. Dita më e ngjeshur e javës mbetet dita e shtunë, e mërkurë, e premte dhe dita e diell.