Numër rekord rastesh të reja me koronavirus në Rusi

Rusia ka kaluar sot Turqinë për sa i përket numrit të rasteve me koronavirus pasi raportoi një rritje të frikshme gjatë 24 orëve të fundit.

Marketing

Sipas autoriteteve, 9,623 persona kanë testuar pozitiv me COVID-19, një numër rekord ky për vendin po edhe për Europën.

Megjithatë në spitale kanë ndërruar jetë vetëm 53 persona.

Aktualisht 124,054 raste me koronavirus jaën identifikuar në Rusi nga të cilat 15,013 janë shëruar dhe 1,222 kanë ndërruar jetë.

Marketing