Numërohen mbi 62 për qind të votave, ky është rezultati

​Numërohen mbi 62 për qind të votave: VV 47.97%, PDK 17.85%, LDK 13.44%.

Marketing

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.97 për qind ose 232.335 vota nga numërimi i 62.18 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.85 për qind ose 86.454, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.44 për qind ose 65.113 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.81 për qind ose 37.852 votues, Lista Serbe 4.53 për qind ose 21.964, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind ose 12.540 votues.