Numri i të infektuarve me koronavirusi po i afrohet 1 milion

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në gjithë botën po i afrohet 1 milion.

Marketing

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 48,284 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 951,901.

Të shëruar deri tani janë 202,342 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 216,722 ndërsa të vdekur janë 5,115.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 13,155 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 16 dhe janë 277 të infektuar.

Raportimi i orës 12:31