Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil është në rritje

Për ditën e dytë Brazili ka regjistruar një numër rekord vdekjesh – 1,349 vdekje në 24 orët e kaluara, duke çuar në total numrin e vdekjeve në mbi 32.500. Brazili gjithashtu ka afro 600,000 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Marketing

Numri i vdekjeve në vend është në rritje – megjithatë në mes të kësaj pandemie, vendi ende nuk ka një ministër të përhershëm të shëndetësisë.

Eduardo Pazuello u konfirmua si ministër i përkohshëm të mërkurën pas gati tre javësh në punë – një shenjë për shumë njerëz që qeveria federale nuk po e merr çështjen aq seriozisht, raporton BBC.

Marketing