Nura takoi Ganiun, në Çair ndanë projektin e tretë për këtë vit

Jam shumë i lumtur që të ndaj me Ju bashkqytetar projektin e tretë të rradhës për vitin 2020. Sot mirprita zv, drejtorin e Agjensionit për Rini dhe Sport z-ri Izmit Nurën, i cili zyrtarisht dorëzoi kërkesën per leje të fushës së basketit, e cila mbanë vlerë prej 3,200,000.00 den.

Marketing

Ndërkohë së bashku jemi duke filluar implementimin e dy projekteve që i kanë të finalizuara dokumentacionet. Njëra prej tyre është salla e sporteve luftarake me vlerë prej 15,000,000.00 den. dhe e dyta është pishina e mbyllur me vlerë prej 41,000,000.00 den.

Poashtu, në këtë takim shumë konstrukitv dhe frytdhënës, kërkova nga zv. drejtori z-ri Nura, qasje transparente në lidhje me vauceret për klubet sportive që gravitojnë në komunën e Çairit” – thotë Ganiu.