Nuredini: Aktivitetet e Qeverisë për trajtimin e ndryshimeve klimatike njihen nga Drejtoria e Klimës së KE-së

Ministri Nuredini zhvilloi një takim virtual me Mauro Petriccione, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Klimës të Komisionit Evropian, për të diskutuar progresin e vendit në zhvillimin e politikave klimatike në drejtim të zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë, tranzicionin e nevojshëm të drejtë në energjinë e pastër dhe përmirësimin e përgjithshëm të mjedisit , e cila në planin afatgjatë do të thotë më pak kosto të përgjithshme dhe më shumë vende pune të gjelbërta.
Ministri Nuredini zhvilloi një takim virtual me Mauro Petriccione, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Veprimet Klimatike të Komisionit Evropian.

Marketing

Në takim, Ministri Nuredini informoi në lidhje me hapat e ndërmarra nga MMJPH për harmonizimin e kornizës ligjore dhe strategjike, si dhe statusin e zbatimit të rekomandimeve të BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm Petriccione shprehu gatishmërinë e Drejtorisë, brenda kapaciteteve, të ndihmojë në finalizimin e zgjidhjes përfundimtare ligjore kombëtare dhe finalizimin e kornizës strategjike për veprim klimatik.

Ministri Nuredini gjithashtu ndau informacion mbi ecurine e procedurës qeveritare për miratimin e Raportin e Tretë dyvjeçar të ndryshimeve klimatike dhe Kontributet e Përcaktuara Kombëtare në Marrëveshjen e Parisit, si dy dokumente shumë të rëndësishme për përcaktimin e rrugës së dekarbonizimit të vendit.

Duke njohur aktivitetin e Qeverisë dhe MMJPH-së në këtë fushë, Drejtori i Përgjithshëm Petriccione vlerësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv në rajon në krijimin dhe zbatimin e politikave të rritjes dhe zhvillimit të gjelbër.