Nuredini dhe Jaoski nënshkruajnë Memorandum për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Pllasnicë

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski sot kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në këtë komunë.

Marketing

Të nderuar qytetarë,

Pas punës së palodhshme, jam i nderuar dhe i kënaqur të ju jap lajme të mrekullueshme.

Bazuar në Konkurrencën për alokimin e fondeve për financimin dhe zbatimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit, sot ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor e drejtuar nga ministri Naser Nuredini dhe komuna e Pllasnicës – përfaqësuar nga kryetari Alija Jaoski, nënshkruan Marrëveshjen për paradhënien e fondeve për projektin “Projekti themelor në vendbanimin e Pllasnicës – impianti i trajtimit të ujërave të zeza”.

Bashkëpunimi ynë është duke u thelluar dhe kjo është provë se ne do të kemi projekte të tjera të reja në të ardhmen.

Marketing